Nga Anri Bala
Meqenëse hipokrizia e çdo politikani është etaloni matës i hipokrizisë njerëzore, në rastin e politikanëve shqiptarë, nuk gjendet asgjëkundi… matës për të. Nuk skuqen, nuk zverdhen, nuk nxihen, nuk tremben, nuk tmerrohen, kur vendosin maskën e pafytyrsisë.
Nuk është se e bëjnë për argëtim, por e kanë mjet punësimi, duke bindur veten, se hipokrizia e tyre nuk është tallje për ata që i dëgjojnë, por për ato që nuk i kuptojnë, sepse është art.
Hajde mos e kupto “dhembjen” e Monika Kryemadhit si “nënë e rinisë shqiptare”, që i dhimben gjithë ata djem dhe vajza, që kanë braktisur Shqipërinë “nga Edi Rama”, por edhe prej “lopës” Shqipëri, që nuk u jep qumësht nga gjiri i saj, sikurse u ka dhënë fëmijëve të Ilirit.
Ndërsa, dhjetra e qindra nga këto djem e vajza, ndoshta që nuk e gjejnë veten jashtë Shqipërisë, ku jetohet më mirë dhe punohet më mirë, sepse e mira për ta , vlen shumë dhe nis me sakrificë të madhe, fëmijëve të Monikës as që u shkon ndërmend, që jashtë Shqipërisë ka parajsë si e tyre, aq më tepër, kur shikojnë si ndryshoi jeta në foto e gjyshit apo gjyshes, duke shitur domate dhe qepa, apo libra si bukinist, duke prashitur e vjelur patate në fermë si brigadier , që u ndryshoi jeta si në përralla… milioner.
Ndaj, nuk habitem aspak pse nuk e dëgjova asnjëherë zonjën e parë, të dytë, të tretë, që tu bëj apel fëmijëve të saj të kthehen në atdhe, jo për ndonjë gjë, por për hipokrizi… si artiste që është në këtë rol.
A e dini se pse?! Ato vijnë vetë, sepse kanë ikur për tu kthyer, deri kur ky vend ,të jetë parajsa e sojit të tyre.
Natyrisht, që ata do vijnë për t’i vazhduar gjërat aty ku do i lënë,, e ëma dhe i ati, sepse nuk janë fëmijë fakir-fukarenjsh, që u ka rënë bretku prindërve për t’i shkolluar dhe specializuar me mund dhe që duan vite ta marrin veten nga kjo barrë e rëndë, por janë fëmijët e “lopës”… Shqipërisë tonë zemërmadhe, të cilës i varën cicat e mëdha deri në gjunjë nga thithjet e babëzisë të atyre, që i ushqeu dhe vazhdon t’i ushqej me qumësht dallandysheje bijtë e çakejve, përderisa tufa e luanëve rreth e rrotull, nuk ka as zot as mbret.
Ndaj, Kryemadhi nuk e ka hallin tek rinia, por tek skllevërit e rinj ,që do i rrjeshtoi për copën e bukës në grazhdin e Partisë, kur ajo do drejtohet prej njërit nga anëtarët e familjes Adams, ku të ardhurit do kënaqen me lëpirse dhe qiqra në Jalë… një herë në vit dhe do presin, derisa të hidhet spiranca e pushtetit pas katër, tetë, dymbëdhjetë apo kurrë… vjetësh.
Por, kjo nuk do ndodhi kurrë, sepse vërtetë ëndrrat janë falas, por si kjo e saj, i shikon vetëm ai që fle me sy hapur dhe Monika nuk do të ketë mundësi deri sa të zgjohet nga kllapia e tmerrit të së ardhmes. Faljet e saja, sa në Teqet e Bostonit e Kishat e New Jorkut, për mëkatet në pushtet ndaj fëmijëve të “hallkut”, janë përpjekje si të djallit, që kërkon të blej një fytyrë engjëlli me gjak vampiri./Ekskluzive.al