Pas shfaqjes së sotme të Lulit me gjyshe Verën, këshilltari Henz i shpjegoi Jarit arsyet përse ai i raporton Jarit çdo ditë për këtë fushatë dhe pse Luli u kthye të takonte gjyshe Verën:
“I dashur Jari!
Shumë njerëz më thonë pse i raporton Jarit për fushatën e Lulit, #po ju dëgjoj.
U thashë dhe po ua përsëris se slogani #Bujarijudëgjon, është frymëzimi i kësaj fushate.
I pari që e ke thënë këtë gjë je ti dhe Luli thjesht të ka kopjuar.
Ndaj e ndjej detyrë të të raportoj çdo ditë për këtë gjë.
E di që të duket absurde, por vendimin për t’u kthyer prapë tek gjyshe Vera e mora unë.
Nga gjithë spotet që kemi përgatitur për Lulin këtë javë, ku ai siguron qytetarët që po i dëgjon, e vetmja që pati shumë reaksion, natyrisht dhe tallje, ka qenë blerja e domateve me gjyshe Verën.
Në këtë aspect, ajo rezulton dhe më e suksesshmja, se me të tjerat as nuk janë tallur fare, as i kanë zënë në gojë.
Tani kemi menduar të bëjmë disa spote me gjyshe Verën.
Për shembull ajo u anka sot se është pa punë dhe ka dhe dy djemtë pa punë.
Atëhere herën tjetër Luli do kalojë tek fushata e premtimeve.
Ai do t’i premtojë gjyshe Verës se do ngrejë prapë çadrën që t’i gjejë punë gjyshe Verës, siç i gjeti më 2017.
Atëhere gjyshe Vera u punësua në çadër dhe fliste çdo ditë.
Një premtim tjetër është nisja e protestave dhe djemtë të angazhohen në sigurimin e mitingut dhe molotovëve.
Pra do të kemi një fushatë premtimesh në këtë drejtim.
Edhe gjetja e shegëve është ide e imja.
Në këtë stinë, shega është i vetmi frut i rrallë që nuk mund të sigurohet dhe janë shumë të shtrenjta, se janë ato të ruajturat në frigorifer.
Ndaj i thashë Lulit shko bli disa shegë, se për njerëzit pa punë, pa bukë dhe pa shpresë, shega është ushqim shumë i mirë, se u bën detoks zorrëve.
Pas kësaj do të kemi dhe një spot tjetër me gjyshe Verën, kur Luli do t’i blejë kungull dhe spinaq për byrek, dhe t’ia çojë dhuratë, por ajo do i thotë se bëj dot, se është e shtrenjtë fatura e dritave.
Por të presim një herë reaksionin për shegët.
Shpresojmë shumë që do ketë meme dhe do tallen, ndryshe na iku fushata kot.”