Nga Romeo Kara
Në vazhden e perballjes deri në fund, lidhur me ceshtjen e privatizimit të OSSH-se, nderrmora hapin e radhes, ate të cuarjes se kesaj dosjeje, prane institucionit te sapoformuar të ILD-se.
Eshte ne kompetencen e ketij institucioni marrja e masave disiplinore ndaj gjykatesve dhe prokuroreve.
Ky hap sigurisht qe nuk eshte i fundit, pasi do vijoje me të tjera hapa në vazhdim, pa humbur durimin dhe shpresen pasi nese do të duam nje triumf të drejtesise, patjeter qe duhet të kembengulim deri në fund.
Javes qe vjen gjyqtari kamikaz i Berishes, Lazer Sallaku do të paditet për vepra të renda penale prane gjykates dhe dosja do t’i shkoje padyshim KLP, KLGJ dhe SPAK-ut.
Në kete rast, une jo vetem qe dua të shpreh vendosmerine time, por edhe të testoj publikisht të gjitha institucionet e drejtesise dhe të ndergjegjesoj cdo shqiptar, lidhur me menyren se si dhe sa funksionon ky sistem drejtesie.
Kjo perballje do të fitohet.
Drejtesia nuk mund të na mohohet me nga askush, qofshin keta edhe të gjithe pushtetaret e gjyqtaret bashke.
Detyra jone eshte të mos lodhemi, të mos humbim besimin dhe të mos terhiqemi.