Numri i personave të vrarë nga koronavirusi u rrit me 97 të Dielën, numri më i madh i viktimave në ditë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë tani është 908 – por numri i personave të infektuar në ditë është stabilizuar.
Në të gjithë Kinën, 40.171 persona janë të infektuar ndërsa 187.518 janë nën vëzhgimin mjekësor.
Gjatë fundjavës, numri i vdekjeve të koronavirusit kapërceu atë të epidemisë Sars në 2003 i cili gjithashtu filloi në Kinë dhe vrau 774 njerëz në të gjithë botën.
OBSH të Shtunën tha që numri i rasteve të reja në Kinë ishte “duke u stabilizuar” – por paralajmëroi se ishte shumë herët për të thënë nëse virusi kishte arritur kulmin. /Top Channel