PE i ka rekomanduar Këshillit, Komisionit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë që të çelin menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa për Kosovën rekomandon liberalizimin e vizave.
Në draftin që mban datën 7 shkurt, vetëm pak ditë pas vizitës së Presidentit të PE, David Sassoli në Tiranë, organi ligjvënës evropian ka sanksionuar frymën pro çeljes së negociatave me Shqipërinë.
Kapitujt ë duhet të çelen të parët dhe të mbyllen të fundit janë ato që kanë të bëjnë me drejtësinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin, por pa lënë jashtë vëmendjes të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias, shkruan drafti.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një pikë e rëndësishme sipas ligjvënësve evropianë.
Në pikën S, ata parashtrojnë nxitjen për reformën zgjedhore që të sigurohen zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparentë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Parlamentarët u sugjerojnë organeve të tjera që të shohin me kujdes pasojat negative që dha vendimi i mos çeljes së negociatave në 2019.
Çelja e negociatave me dy vendet, sipas tyre do të rikthente besueshmërinë e procesit. Sipas ligjvënësve duhet siguruar përpjekje që në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kapërcehet polarizimi politik dhe bojkotet parlamentare të zgjatur dhe kjo duke forcuar mbikëqyrjen parlamentare.