Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rrëfyer se teksa vinte në emision është ndaluar 3 herë nga policia.
“Tre herë më ka ndaluar policia tek vija te emisioni sonte, kryetaren e bashkisë Shkodër. Me makinë normale, sepse unë kam një makinë krejtësisht normale. Unë nuk besoj se jam subjekt për tu ndaluar. Jam lehtësisht e verifikueshme. Nuk mendoj se është rasti për tu marrë me njerëzit normal që nuk kanë problem me ligjin”, tha Ademi në Ora News.