Komisioneri për zgjerim, Olivér Várhelyi gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian, tha se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik duke dëmtuar stabilitetin në rajon.
“Për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Komisioni do të japë informacion të detajuar mbi përparimin e bërë nga këto dy vende në mënyrë që të përgatisë terrenin për Këshillin për vendimin. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin.
Sipas komisionerit Shqipëria dhe Maqedonia duhet të konsiderohen si dy vende anëtare të ardhshme të BE”, tha ai.