Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur pak çaste më parë në Tiranë. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Shqipëri pas marrjes së detyrës.
Kurti është pritur në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni madhështore. Një pritje kjo surprizë për kreun e ri të qeverisë së Kosovës.
“Tiranë, Pallati i Brigadave – Ceremonia e mirëseardhjes së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.
Tiranë, Pallati i Brigadave – Ceremonia e mirëseardhjes së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti 🇦🇱🤝🇽🇰
Publiée par Edi Rama sur Lundi 10 février 2020