Partia Demokratike ka dorëzuar pranë grupit të punës për reformën zgjedhore 3 paketa me ndryshimet ligjore për ndarjen e politikës nga k.rimi, ku synohet goditja e k.rimit zgjedhor.
Propozimet ligjore të demokratëve do të diskutohen fillimisht në tryezën e përbashkët politike dhe më pas nisë marrin dritën jeshile do të votohen edhe në parlament.
Demokratët sanksionojnë në krye të ligjit të tyre për funksionimin e Policisë së Shtetit, prezencën e qeverisë kujdestare 100 ditë përpara zgjedhjeve dhe propozojnë që Ministri i Brendshëm teknik, të zgjedh 100 ditë përpara zgjedhjeve edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.
Gjithashtu kërkojnë që k.rimet zgjedhore të hetohen nga SPAK-u.