Holanda ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për tragjedinë e 26 nëntorit.
Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, i cili përmes një postimi në Twitter, shpreh mbështetjen dhe ndihmën konkrete që Holanda dhuron për rindërtimin pas tërmetit 6, 4 ballë në Shqipëri, që mori 51 jetë njerëzish dhe shkatërroi mijëra ndërtesa.
“Holanda qëndron në krah të Shqipërisë pas tërmetit dhe do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin”, shkruan ministri Blok
🇳🇱stands next to 🇦🇱in the aftermath of the earthquake and will donate €3 million for reconstruction efforts. #together4albania pic.twitter.com/mq2G2m6sWp
— Stef Blok (@ministerBlok) February 14, 2020