Për shumë demokratë, ishte e papritur zhurma rreth pallateve që po ndërton “Superdhëndri” tek ish- klubi “Partizani”, që ja privatizoi Doktori kur ishte në pushtet.
Nga letrat e botura duket se “Superdhëndri” ka 35 për qind të aksioneve të një blloku apartamentesh, që përkthehet në miliona euro.
Në të njëjtën kohë, Doktori, në bazë të informacioneve që i jep Sandri, ka zbuluar se Blushi po kërkon të shtojë pjesën e tij tek një pallat tek stadiumi “Dinamo”, duke hedhur në gjyq ish- ortakun e tij, për t’i marrë dhe një të tretën më shumë.
Në shpjegimin e tij për Jarin, këshilltari Henz shkruan:
“I dashur Jari!
Demokratët duhet të jenë të përqëndruar tek pallati i Blushit, dhe jo tek pallati i Abit.
Abi e ka me djersën e tij.
Në fund të fundit, ka 24 vjet që punon si “Superdhëndër” dhe i takon një pajë nga vjehrri.
Problemi është që Blushi, i cili sulmon “Superdhëndrin”, po ashtu po merr nga vjehrra e tij, më shumë se gjysmën e një pallati tek stadiumi “Dinamo”, vetëm se i ka nxjerrë lejen pronarit.
Ndaj vëmendja e demokratëve duhet të përqëndrohet këtu.
Doktori ka të dhëna të sigurta nga Sandri, se Blushi përmes vjehrrës ka paditur ish- ortakun e tij në pallat, për t’i marr dhe gjysmën e një të tretës së pronës që ka pasur ish- ortaku i tij.
Ndaj këto ditë demokratët duhet të përgatiten që do të dëgjojnë histori pallatesh, por duhet të jenë të qartë që Abit i takojnë, se i ka të tijat, dhe vjehrri vetëm sa ja ka hequr klubit “Partizani”, e ja ka dhënë atij.
Kurse Blushi nuk i ka marrë nga vjehrri, por i ka hedh në emër të vjehrrit, dhe tani po kërkon t’i shtojë.
Ky është dallim i madh, ndaj duhet të jemi të qartë.
Demokratët duhet të jenë vigjilentë.
Sytë duhet t’i mbajnë tek pallati i Blushit.”