Prej disa kohësh përflitet se Lulzim Basha nuk mund të udhëtojë dot drejt SHBA-së, ashtu si familja Berisha, për shkak se Uashingtoni i ka futur në “listën e zezë”.
Vetë Basha ka heshtur pas këtyre pretendimeve, duke mos bërë asnjë reagim.
Një javë më parë, ndërsa gjithë Tirana politike, nga kryeministri Rama, tek presidenti Meta e deri tek Monika Kryemadhi, ishin në SHBA, ca për punë e ca për të marrë pjesë tek “Mëngjesi i Lutjeve”, i vetmi që mungonte, ishte pikërisht Lulzim Basha.
Fatmir Mediu, që mezi shkoi për vete këtë vit në SHBA, i pyetur nga Report TV për mungesën e Bashës në SHBA, tha se nuk e ka parë të nevojshme që të udhëtojë drejt Amerikës.
Megjithatë, ai nuk konfirmoi, nëse Basham mund të udhëtojë dot drejt SHBA-së.