Të shtunën Mançester Siti kishte mundësinë të fitonte kampionatin, nëse fitonte në derbin me Mançester Junajtid. Në fund të pjesës së parë, djemtë e Guardiolës fitonin 2-0, por një përmbysje e pabesueshme e “Djajve të kuq” ka shtyrë festën e “qytetarëve”.
Në Kenia ka ndodhur diçka e rrallë, që lidhet me këtë ndeshje. I bindur për fitoren e Mançester Sitit, një farë Amani Stanley, kishte vënë bast se do t’i linte një javë gruan një miku, nëse skuadra e Guardiolës nuk do të fitonte ndaj Junajtid. Nëse nuk e besoni, shikoni foton e letrës së këtij basti, e publikuar nga “NairobiNews” dhe e firmosur nga vetë protagonisti.
Ja përmbajtja e letrës:
“Unë, i nënshkruari Amani Stanley, premtoj se do t’i jap për një javë gruan mikut tim Tony Shilla, nëse Mançester Siti nuk fiton titullin në ndeshjen me Mançester Junajtid. Jam absolutisht i bindur dhe nuk jam detyruar nga askush në këtë akord”.