brëmjen e sotme u ekzekutua me armë zjarri Mario Majollari pranë banesës në Kinostudio.
Fqinjët shprehen të tronditur, ndërsa tregojnë për Report Tv se si ndodhi ngjarja e rëndë.
Një nga fqinjët e viktimës thotë se dëgjoi 3 të shtëna, por mendoi se ishin kapsolla.
“Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë. Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë”, – tha fqinja.
Vrasja e tij lidhet me një hakmarrje pasi babai i tij i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2000 ka vrarë dy persona.