Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Moskë në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së. Gjatë konferences për shtyp me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, Rama bëri edhe një lapsus ku ngatërroi ish-ministrin e Jashtëm Kastriot Islami me Lulzim Bashën.
Por Partia Demokratike përmes një statusi në facebook, thotë se nuk është ngaterresë por shpifje e kryeministrit.
“Edi Rama nuk kursen asnjë shpifje kundër Lulzim Bashës”, shkruhet karshi videos.
Edi Rama nuk kursen asnjë shpifje kundër Lulzim Bashës.
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 26 février 2020