Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të “Freedom House” e cila në theksonte ndër të tjera se “Arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si president i Ilir Metës, “i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit” . Me anë të një reagimi, Presidenca i quante si tjetërsim të fakteve.
Por, pas kësaj përplasje mes Metës e amerikanëve të Freedom Housë, lapsi.al një letër të Adriatik Llallës të publikuar në Maj të vitit 2017 në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në letrën e Llallës, dërguar Kongresit, shkruhet: “…ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas ambasadorit të SHBA-së, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.
E siç duket nga transkripti, problemet Meta i paska me SHBA-të!
Pra, amerika donte të arrestonte Ilir Metën për arsyet që ambasadori i ka thënë ish-kryeprokurorit Llalla, ndërsa sot e përmendin në raportin e Freedom House si të korruptuar.
Duke u bazuar në faktet e mësipërme kuptohet qartë edhe pse sot Meta u tërbua pas raportit të amerikanëve dhe e sulmoi atë.