SHBA është distancuar nga Ilir Meta, pasi ky i fundit në fund të protestës është shfaqur duke valëvitur me flamurin amerikan. Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan se SHBA, nuk ka asnjë lidhje me protestën e Metës.
“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se, ndërsa SHBA mbështet të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruan ambasadorja Kim.