Avokati Saimir Vishaj shpërtheu në akuza ndaj prokurorit që u mor me çështjen e publicistit Henri Çili.
I ftuar në studion e 360 Gradë ai shprehet se prokurori është mafioz pasi dha masën arrest me burg për Çili dhe më pas e liroi.
Vishaj: Ai prokuror e bëri, ai prokurori mafioz i Përmetit e bëri. Ai është mafioz. Të kërkosh arrest me burg sot dhe nesër ta lirosh, atëherë ai është mafioz.
Zheji: Çfarë do të thotë mafioz?
Vishaj: Që të kërkosh arrest me burg sot në letër…
Zheji: Do lekë për shkëmbim financiar?
Vishaj: Po, po. Kemi prokurorë të ndershëm por kemi edhe mafioz.