Gazetari i Radio France, Genc Burimi komentoi tubimin e Presidentit Ilir Meta. Burimi tha se Meta po bën të njëjtën gjë si Rama apo Basha. “Në të treja rastet, të tre këta lider u bën thirrje njerëzve të dilnin në shesh, dhe me anë të forcës së rrugës të bënin regjimin në fuqi të çedonte. Këtë bëri Rama në 2009, këtë bëri Basha me çadrën dhe tani Meta.
Nuk është problemi të mbledhësh mijëra njerëz në bulevard, këtë e bën çdo politikan në Shqipëri. Çështja është se sa janë mijëra të tjerë se si e shikojnë këtë situatë. Është si puna e asaj proverbës “ujku ujku”. Po u jap një shembull në Francë, Makroni ka zhgënjyer shumë. Po bën një ligj për reformën e pensioneve pa debate në parlament. Ka pakënaqësi të jashtëzakonshme ndaj Makronit siç mund të ketë në Shqipëri ndaj Ramës. Por është e paimagjinueshme që Sarkozi të vinte dhe të rikuperonte këtë lëvizje popullore”, tha gazetari nga Franca në Ora News.
Ai gjithashtu tha se Ilir Meta nuk është i besueshëm; “Në Rumani ka korrupsion galopant. Është rasti rumun që ka bërë Francën sot të ndryshojë rregullat e zgjerimit. Në këtë vend si Rumania, i vetmi politikan që bëri të ngrinte popullin kundër korrupsionit ishte Kraos Joanis, që nuk ka qenë as ministër dhe as kryeministër. Kjo është gozhda në këmbën Ilir Metës. Nuk është i besueshëm më Ilir Meta.”
Sipas tij shumiCa e njerëzve që ishin në shesh nuk e dinë se çfarë është Kushtetuta
“Shumica e atyre njerëzve që ishin në shesh nuk e dinë se çfarë është Kushtetuta, se çfarë përmban Kushtetuta. Masa e popullit po nuk iu shpjegua mirë për pasojat që ka nesër, nuk mund të flasim më. Po të flasim politikisht, ky popull është i lodhur me politikë. Meta ka marrë në dorë një kartë që po e përdor edhe për interesin e vet. Është delikate kauza që ka marrë në dorë. Masa sheh Ilir Metën në të kaluarën dhe shef Ilir Metën sot për çfarë po e bën. Fundi është se çfarë do të ndodhi me Republikën e Shqipërisë” tha gazetari për Ora News.