Teksa ka prezantuar projektin e rindërtimit me banorët e Thumanës, kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë sjelljen e presidentit. I pyetur nga një banore rreth Ilir Metës, Rama ia ka ndërprerë fjalën duke vijuar bashkëbisedimin për shtëpitë e reja pas tërmetit.
“Mos na sill ters këtu. Iku tersi, leje tani. Mos na sill ters në Thumanë. Nuk rrini dot ju. Lejeni tersin atje në Presidencë…”, tha Rama.
Banorja: Ju përgëzoj për ardhjen në Thumanë.
Rama: Ishe mosbesuese shumë atë natë.
Banorja: Po sa mirë më mban mend, prandaj ju çova. Unë isha ajo që thash i kam humbur shpresat tek ky shtet dhe qeveri. Por prapë e ktheva pllakën e thash që kanë të drejtë që presin deri sa të stabilizohet toka. Pallati im ka dalë DS3, por burri im banon atje akoma, kurse unë tek vëllai në çadër.
Rama: Po burri pse rri atje?
Banorja: Rri se kam gjërat e shtëpisë atje unë, s’kam ku ti coj.
Rama:Po larg qoftë ndodh ndonjë gjë kështu, apo?
Banorja: Po jo ishalla se jemi ndarë kështu. Po hë se s’ka problem.
Rama: E pe si e tha epo atje bashkë me burrin, burri është me gjonat domethënë.
Banorja: Epo do ta kthejmë qesharake, siç e kthen ti ndonjëherë se duhet ta kthejmë.
Rama: Po do bëjmë dhe cik humor tani.
Banorja: Se ca kemi parë ne atë natë, jemi shokuar. Aman o Edi Rama hiqi përrallat se na ka shkuar aty ku nuk mban më.
Banorja: Edhe një gjë tjetër se dëgjova atë Ilir Metën atje, presidentin…
Rama: Bjere mos na hap muhabete.
Banorja:Të keqen, të keqen.
Rama:Bjere këtu bjere, mos na sill ters në Thumanë. Bjere, bjere, jo, jo. Iku tersi. O zot, nuk rri dot më. Kot se keni çuar në Parlament këtë. Lere tani. Ishim mirë shumë ç’na e përmende. Leja tersin Presidencës.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKËThumanë – Rilindja e epiqendrës së tragjedisë do të jetë shembull rrezatues i Shqipërisë që duam për fëmijët tanë. Nisim me Thumanën takimet në komunitetet e prekura, për të paraqitur projektet, shpjeguar proceset e Rindërtimit dhe vazhduar të jemi bashkë, me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin🤗
Publiée par Edi Rama sur Mardi 3 mars 2020