Motra e Taulant Ballës, Alba ka dalë në mbrojtje të të vëllait duke postuar në foto ironizuese në rrjetet e saj sociale kundër zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Ajo ka postuar një foto të një personi që gjendet pas të ndenjurave të një tjetrit, duke simbolizuar Metën dhe Blushin.
Ndërsa sipër fotos ajo shkruan: Zëdhënësi Bilbilushi, në krye të detyrës. Por si ka nisur përplasja Blushi-Balla?
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një konferencë për shtyp duke folur për një shpërndarje të mundshme të parlamentit nga kreu i shtetit, ashtu siç ai e paralajmëroi më 2 mars, tha se “Meta i vjen anash Kuvendit”. Ndërsa Presidenca iu përgjigj me anë të zëdhësit të saj Tedi Blushit, i cili I shkruante Ballës në Facebook që të dëgjonte zërin e popullit, duke iu referuar “po-së” në shesh që mori Meta kur pyeti turmën nëse duhet ta shpërndante Parlamentin me dekret.
Pas kësaj reagoi këshilltari i mediat të Taulant Ballës, i cili publikoi foton e kreut të shtetit në resortin “Golden” në pronësit të fisit Hajri, i cili tashmë është sekuestruar nga SPAK pasi në të, më 17 janar u mbajt peng dhe u vra 49-vjeçari Jak Prenga.
Por një përgjigje erdhi sërish nga Blushi që i kërkoi Ballës që foton ta dërgonte për hetim në SPAK. Por bashkë me të i kërkoi që të dërgonte edhe bisedën e një ministreje, e cila sipas Blushit kërkonte ekstradimin e vëllait të saj nga Italia. / dita