Publikimi i letrës së Ilir Metës drejtuar Komisionit Europian kundër Edi Ramës, ndër të tjera ka futur në “sherr” edhe mediet. Portali Lapsi.al, i drejtuar nga Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, kanë sulmuar Top Channel dhe gazetarin Muhamed Veliu, se janë përdorur nga Rama, për publikimin e letrës së Metës.
“Dje në një kronikë të Top Channel hiqej paralelja mes shqetësimit dramatik të Metës dhe faktit se ajo bëhej vetëm një ditë pasi Komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërinë.
Dhe si për çudi ‘zbulimin” e saj e kishte bërë një gazetar si Muhamed Veliu, që herë shërben si rrogtar i qeverisë, dhe herë paguhet si reporter i pavarur. Pasi ku skandal u mbars e gjithë rilindja u hodh në sulm me slloganin e armikut që do të pengojë intergrimin.
Pas kësaj zhurme Presidenca botoi letrën e plotë me nxjerrjen në dritë të së cilës u vunë re dy gjëra.
Së pari, se presidenti, ndryshe nga çakuzohej e kishte kërkuar shkurt dhe shkoqur hapjen e negociatave.
Së dyti, as akuza se letra e zezë u bë nga marazi pasi Komisioni Europian dha një rekomandim pozitiv, nuk qëndron”, shkruan Lapsi.al, që e mbyll shkrimin:
“Pra , sikurse shihet nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat se Ilir Meta po përpiqet të pengojë hapjen e negociatave. Por me sa duket propaganda e ramës ka mbetur aq keq sa do të shfrytëzojë metodat që Berisha përdorte vite më parë dhe gazetarë si Muhamed Veliu.”
Pas këtij shkrimi pa autor, ka reaguar vetë gazetari Muhamed Veliu, i cili replikon me Andi Bushatin.
“Tavarish Andi, Ilir Meta s’ka nevojë për avokaturën tënde, kujdes nga SPAK…
Tavarish Andi Bushati i cili merr edhe një rrogë në të njëjtin televizion ku unë punoj, përmes lapsit të tij të thyer, lëshoi helmin e radhës ndaj meje dhe Top Channel, duke marrë rolin e avokatit presidentit Ilir Meta.
Kjo është unike dhe e paparë, të vihesh në shënjestrën e ndryshkur të një personi, që punon part time në të njëjtin televizion sikurse unë.
Ata që e njohin më thanë, Met, mos u habit që ai Andi dhjet edhe atje ku han.
Tavarish Andi që drejton port-halin më impotent që ka media shqiptare, njësoj si impotenca e tij mendore ngjizur në vilën e bllokut komunist, në vitin 2019 ishte pjesë e një studimi të NATO-s për financimet e dyshimta në median shqiptare.
As Andit dhe as port-hales të tij askush nga Presidenca nuk ia kërkoi të bëhet avokat i presidentit, për aq kohë sa i pari i vendit, ka një jurist të shkëlqyer si Bledar Dërvishaj dhe shumë të tjerë që e këshillojnë.
Më shumë se sa të bëjë avokatin e pa-kërkuar nga Presidenti, se me gjasë zotit Meta, i mjafton edhe ajo ekstra e Avokates së nderuar të Popullit, Andi Bushati bën mirë, ta mendojë seriozisht gjetjen e një avokati për veten e tij, se ku i dihet mbase ka afruar dita kur SPAK mund t’ja dërgojë një pusullë tek zyrat afër TVSH ku një m2 kushton 3.000 euro.
Tavarish Andi, të fala edhe mikut tënd ish- ministër Drejtësie…..
Kaq për sot”, shkruan gazetar Veliu.
(TemA)