Nga Akil Ylli
E mora titulln e shkrimit nga nje postim i z. Murrizi, ngaqe me duk shume i bukur. Sikur ta kisha vrare mendjen gjithe diten, nuk do kisha gjeter diçka, qe ti shkonte me per shtat, shkrimit ne vazhdim. Shpresoj qe z. Murrizi do me fale. Betohem, se perseris ma!
Ashtu siç pritej, Lulashi e gjeti nje sebep, per te prishur marrveshjen e Reformes Zgjedhore. Ose per te qene me te sakte, nje buqet me sebepe!
Nga ajo çfare i kishin rreshtuar ne platforme, kuptohej lehtsish qe ishte hartuar, me qellimin e vetem: Mosrealizimin e reformes!
Nje mish mash propozimesh, ku mes broçkullave pulitike, shquheshin dhe disa prej tyre ne forme renditjet, si kushte te reja per arritjen e marrveshjes zgjedhore.
Pra, gjithçka qe komisioni ka vendosur deri me tani, i kcen kandari Lulashit, dhe rrezon mallin pertok. Edhe nje here nga fillimi- thote- kjo ishte loje!
Por, per ti realizuar ato pikat qe ka hartuar Lulashi, duhet me e kthy edhe nje here kushtetuten persmbrapshi dhe me llogarit kohen, me ditet e planetit Merkur.
Ndryshimi numer nje qe kerkonte kerkonte Shqupi i nerum, ishte ai i ngritjes se nje organi, qe te kete kontroll te plote kushtetues e ligjor mbi kandidatet.
Me siguri Lulashi, nuk ja ka iden, qe jane disa institucione qe merren apostafat me ate pune. Plus ne projekt-marrveshje, detyra te tilla jane ngarkuar edhe SPAK.
Ne ndryshimin e dyte theksohej: Toleranca zero per ata qe perfshihen ne shitblerjen e votes. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.
Me tolerancen zero, nuk ke shpikur ndonje gje te re mor Lulash! Edhe ai qe mendon te kunderten, do ishte i pari qe do ngrinte doren. Por ajo qe duket krejt e pa vend, eshte ajo fjalia shtese. Po si mendon ti Lulash, se Rama do te pranoje te ulet ne tryeze, duke pranuar se eshte xhambazi i votave? Ulu prej fikut bre!
Sipas Lulashit, Rama do t’mrekullohej kur te zbulonte, qe ai paska promovuar shitblerjen e votes, dhe do ti hidhej ne qafe e ta puthte ne te dyja faqet, do ta uronte me gjithe shpirt, qe arriti t’ja hapte syte, dhe me ne fund e kuptoj, sa i poshter paska qene. Pastaj Rama, do te bente nje autokritik, apo s’di te flase bukur ai, qe do ti mallengjente ne ate fare feje, sa do ta ndjenin te nevojshme, te benin tre seaca aerosol, per te marre veten.
Ndryshimi i trete e i katert, nuk sillnin ndonje te re, sepse flisnin per rregullat e financimit te partive dhe menyrat e votimit, qe besoj se jane pikat, ku konsensusi arrihet fare kollaj. Egziston dhe ne projekmarrveshjen e tanishme.
Por ajo qe blindonte bllokimin e marrveshjes, ishte fiksuar ne ndryshimin numer pese, ku thuhej: Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë. Poo, ma qarte se e ke thene Lulash, se si bllokohet marveshja, s’kishte mujt me e qartsu ma mire, as Ciceroni.
Per te bere ndryshimin e nevojshem te sistemit, eshte kushte i domosdoshem te behen ndryshime ne Kushtetut. Mirpo reforma zgjedhore nuk eshte reforme kushtetuse, por nje reforme e thjeshte, per menyrat dhe rregullat e votimit. Mandej ç’pune ka Shqupi, te beje propozime kushtetuse, kur ata jane rrugash, dhe s’kane asnje mundesi ti afrohen Parlamentit, veçse neqoftese ju jep leje kush, te hyjne me statutin e sehirxhiut. Jo mor Lulash, ne shqip ketij nuk i thone propozim, por bllokim!
Mandej me poshte, Lulashi kishte diktuar ca ndryshime te tjera, qe qendronin ne hava, pa asnje rend numror, tip elektronesh te lire, qe gjithsekush mund ti rendiste sipas zogut te qefit.
Ne njerin prej tyre thuhej: Vendimi për sistemin duhet tu takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike. He me te lumte Lulash! Sikur te mos mjaftonte pengesa, per te ndryshuar sistemin, qe i mbyll çdo shteg marrrveshjes, po i futi dhe nje referendum me pas, ne menyre qe Reforma Zgjedhore, dhe ne shkofshin punet vaj, veshtire se realizohet, me gjithe vullnetin e mire edhe ne 15 marsin e 2021. Ooohh, per mos me kry asnji pune, Lulashi ashte artist!
Bash ndermjet udhezimeve fluturake, gjendej dhe ai i famshmi, udhezusi per formatin e ri te Parlamentit, atij me dy dhoma, kuzhin dhe nje hale. Edhe pse pa numer rendor, ky udhzim, ishte bomba e asaj platforme. Tekstualisht thuhej: Ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit. Megjithse i ka rene per shkurt, dhe se ka pare te nevojshme te na jape hollesi, rreth ndryshimeve mes senatit dhe antareve te Parlamentit, ajo qe kuptohet nga ato rreshta, perputhet plotsishst me mentalitetin e Shqupit.
Ngaqe e dine mese mire, qe poltronin e opozites s’ka Perendi qe ju a u heq, at’here kane hedhur zarin e Senatit. Dhe ku qendron djallzia? Ajo fshihet, te 40 senatoret. Sepse mund te bajne vaki, qe fituesi i zgjedhjeve, (ketu s’behet fjale per Shqupin) nuk mund te ndihet fitues. Mund te ndodhe rastesish, varet nga faktort se si do te vendoset zgjedhja e senatoreve, qe pakica te komandoje Parlamentin. At’here mazhorances, qe sovrani i ka besuar drejtimin e vendit, i mbete te puthet me Milon. Vullneti i 40 senatoreve, do komandoje , ate te nje 100 parlamentareve. Rrofshin pazaret mandej. Kunatit i hapen pune. A sa i qute je mor Lulash!
Ja merr mendja kujdo, qe keto propozime s’kane lidhje me reformen Zgjedhore. Gjithçka eshte bere, per ta varrosur perfundimisht reformen. Ne njeren ane Likja, me korrespodenc ilegale, ne anen tjeter Lulashi, duke hedhur ne ere reformen. I ka zene tmerri qyqaret, kur shohin qe ka shume mundesi, qe BE mund te na hape driten jeshile per antaresimin. Aman, mor aman, sa i dojne shqiptaret keta te dyyy!