Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot i kanë dhënë goditjen e parë për kryeministrin Albin Kurtin, duke bllokuar fondet e planifikuar që të investoheshin në Kosovë, pasi qeveria e Kosovës po refuzon ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe. Pas kësaj ka reaguar edhe ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.Ai shkruan se kjo nuk ishte një goditje ndaj popullit në Kosovë por ndaj qeverisë. Sipas Spahiut tani Kosova ka vetëm 2 mundësi.
Postimi i plotë:
SHBA sapo pezulloi 200 milion euro investime në Kosovë.
Kosova rreshtohet tek ato pak shtete anti-amerikane që SHBA vendos sanksione si Kuba, Koreja e Veriur apo Irani.
Amerika nuk ndëshkoi popullin pro amrikan por qeverinë e votuar prej tyre
Sot mediat duhet të buçisnin për këtë dramë dhe këtë turp kombëtar.
Historia do kryqzoj ata që mos-mirnjohejnen e institucionalizuan në emër të popullit dhe pushtetit.
A ja vlen të humbim aleatin shekullor për hir të taksës me Serbinë!
Dje kishim një mik. Sot zyrtarisht e kemi armik
Kosova sot ka dy zgjidhje:
1- Të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ose
2- Të vazhdojë e izoluar dhe të rrezikojë tërheqjen e njohejes pavarsisë nga SHBA.
Nuk ja vlen të humbasim SHBA-n për një taksë duke pas parasysh edhe fundin e Ramush Haradinajt për këtë histori.
Pas humbjes së aleancës me SHBA, do na largohen Gjermania, Anglia, Franca etj. Apokalips në tokat shqiptare!
I mbetet shqiptarve të dalin në shesh dhe ta vendosin sa nuk është vonë