Institucionet shëndetësore kanë bërë thirrje sërish sot që të shmangen ambientet publike, mirëpo pavarësisht këtyre sugjerimeve duket se shqiptarët nuk i tremben aspak koronavirusit.
Këtë fakt e identifikon edhe analisti Ervis Iljazaj, i cili tregon situatën me të cilën u përball teksa shikonte nga ballkoni i shtëpisë së tij.
Analisti i ri Ervis Iljazaj jep alarmin lidhur me faktin që shqiptarët po e marrin “lehtshëm” koronavirusin dhe vazhdojnë mbushin kafenetë.
“Dola në ballkon dhe pashë kafenete plot. Tani, o jam unë idiot që s’kam dalë nga shtëpia o janë ata”, shkruan Iljazaj i cili vetë, sipas këshillave të ekspertëve është karantinuar.
Në fakt ende ndërgjegjësimi nuk është në nivelin e duhur sa i takon këtij virusi. Jo vetëm lokalet por edhe mjetet e transportit urban e vendet ku duhen shmangur grumbullimet, vijojnë të jenë të tejmbushura.
Deri tani, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 10.