Kryeministri Albin Kurti shpërfilli paralajmërimet e shtuara amerikane deri për tërheqjenga Kosova, gjithnjë nëse nuk hiqet taksa, duke thënë se ato nuk kanë të bëjnë me taksën.
“Kemi parë një dëshirë të djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind.
Nëse ajo dëshirë bëhet vendim i presidentit amerikan, sërish nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind, ka të bëjë me një reduktim të trupave që SHBA-ja e ka bërë edhe në Afganistan edhe në Siri”, ka thënë kreu i qeverisë së Kosovës pas një tubimi në Podujevë.
Sipas tij, SHBA-ja duhet të qëndrojë në gjitha format e saj shtetërore në Kosovë, me ambasadë, ekonomi, kulturë dhe mbrojtje.
“Jemi për partneritet e aleancë të fuqishme”, tha Kurti
Sa për taksën, ai i qëndroi vendimit të tij për heqje graduale dhe me kushte.
“Ne do ta heqim tarifën 100 për qind në mënyrë graduale, duke e zëvendësuar me reciprocitetin gradual.
Jam i bindur se kjo është rruga e duhur përpara dhe qëndrimi më racional dhe më i dobishëm për vendin tonë”, deklaroi i pari i qeverisë së Kosovës.