Posta Shqiptare ka njoftuar se të gjithë pensionistët nuk duhet t’u drejtohen sporteleve të postave për të tërhequr pensionin e tyre, pasi ky shërbim do tu vijë në shtëpi pa asnjë kosto. Ku vendim është marrë për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Njoftimi i Postës Shqiptare:
Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se:
1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
3. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe Nr.ID ose fotokopje të kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni. Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!