Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër gazetaren Sonila Meço lidhur me telefonatën e saj live në studio në numrin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë 127, për të provuar nëse përgjigjen.
“Unë kam vite që nuk ulem në darkë të shoh debatet në televizione. Si mund të mblidhen një tufë gazetarësh aty në studio, të bëjnë debat për koronavirusin dhe të provojnë 127? Për provë? Pse për çfarë është 127, për gallatë?” tha kryeministri Rama.