Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të ambasadores Yuri Kim, e cila njofton se në kuadër të masave parandaluese për COVID-19 do të anulojë takimin e paracaktuar me Shkollën e Magjistraturës.
Kim teksa falënderon drejtorin Sokol Sadushin, jep lajmin e mirë se tashmë Shkolla e Magjistraturës ka një kurrikulë të plotë për administrimin e Gjykatave.
“Nuk mund të vizitoj Shkollën e Magjistraturës ashtu si ishte paracaktuar- Ambasada e SHBA mbështet rregullat e qeverisë për COVID-19, por doja të falënderoja drejtorin Sokol Sadushin dhe ekipin e tij për punën e tyre të shkëlqyer me programin Drejtësi për të gjithë të USAID/ Albania dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, në zbatimin e reformës në drejtësi.
Lajmi i mirë që Shkolla e Magjistraturës ka një kurrikulë të plotë për Administrimin e Gjykatave dhe një model modern të sallës së gjyqit për trajnimin e gjykatësve të rinj”, është mesazhi i ambasadores Yuri Kim që ambasada e SHBA ka shpërndarë në rrjetet sociale.