Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se është infektuar nga COVID-19 një nga mjekët e tjerë të spitalit të Durrësit, i cili ndodhet në shtëpi, i vetë-karantinuar, pasi iu bë testi i parë.
Por, bashkëshorti i deputetes Klodiana Spahiu, Edi Spahiu, njëherazi mjek i Spitalit të Durrësit, ka rezultuar negativ me COVID-19. Spahiu ishte një nga mjekët që i ka shërbyer pacientes 73-vjeçare e cila ndërroi jetë në spitalin e Durrësit. Megjithëse ne ruajtëm emrin e mjekut, dhe bashkëshortes së tij, deputete e Kuvendit, për shkak të etikës, në media u zbulua identiteti i tyre.
Dhe tani kemi një lajm të mirë! Mjeku Edi Spahiu dhe e shoqja, Klodiana, kanë rezultuar të dy negativë pas testimeve të kryera për COVID-19.
Siç shihet edhe në rezultatin e analizave, përgjigjia është shpresëplotë, se pacientja e moshuar në Durrës, mund të mos ketë infektuar në masë stafin mjekësor.