Shumë qytetarë dhe persona të njohur të ekranit janë mbyllur këto ditë në shtëpi, pas masave shtrënguese të marra nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Disa kanë zgjedhur edhe të japin mesazhe sensibilizuese për këtë situatë në të cilën po kalon Shqipëria.
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka ardhur me një mesazh ndryshe.
Ngjela shkruan:
“Iu drejtova Hënës kundër virusit, për të ndihmuar Tokën. “nuk bëj dot gjë”, më tha.
Iu drejtova Diellit për të ndihmuar Tokën kundër virusit. “Po, tha, aty më keni për 20 ditë do të vij me gradacionin e duhur”.