Kanë mbetur edhe 65 ditë nga nisja e Botërorit në Rusi, ndërsa sot është zbuluar edhe kënga që do të shoqërojë këtë eveniment.
Është kënga e këngëtarit amerikan, Jeson Derulo, ‘Colors’, që do përfaqësojë Botërorin ‘Rusi 2018’ me projektin e ri muzikor që ka sjellë sot në treg. Qëllimi i saj është të tregojë se përfshihen të gjitha ngjyrat dhe të gjithë flamujt e botës.
Me shumë siguri kjo këngë do të korri suksese të jashtëzakonshme, pasi çdo këngë e mëparshme që ka përfaqësuar Botërorin ka patur një fat të tillë.