Prej disa ditësh, Partia Demokratike është duke i bërë thirrje bizneseve të vogla që të protestojnë, për shkak të uljes së pragut të TVSH.
Megjithatë, në kohën kur demokratët drejtonin vendin, ata ishin përkrahës të një politike të tillë.
Në 1 janar 2010, qeveria e mëparshme miratoi një numër ndryshimesh fiskale, midis të cilave edhe uljen e pragut të TVSH nga 8 milionë, në 5 milionë Lekë të rinj.
Atëherë, Ministria e Financave shprehej:
”Biznesi i vogel qe eshte perfshire ne TVSH nuk do te paguaje me shume taksa por futja e tyre ne skemen e TVSH-se, eshte nje mase e cila i sherben normalizimit te tregut, rritjes se bazes se tatimpaguesve, pohojne ekspertet ne Tatime”.
Lexo: http://www.arkivalajmeve.com/Biznesi-i-vogel-ne-TVSH-nuk-rrit-tatimet.382840/
Përballë këtyre fakteve, duket qartë që ndryshimi i qasjes së PD dhe thirrja e tyre për protesta është vetëm një pretekst, për të krijuar trazira në vend në prag të hapjes së mundshme të negociatave të anëtarësimit.
Ulja e pragut të TVSH është një masë që nuk do të ketë asnjë kosto për biznesin e vogël.
TVSH është një taksë që paguhet nga konsumatori final dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Bizneset e vogla do të rimbursohen për TVSH-në që do të paguajnë.
Megjithatë, ulja e këtij pragu do të shërbejë për formalizimin e të gjithë zinxhirit të transaksioneve, nga importi ose prodhimi i mallit, deri në daljen e tij në treg.
Një masë e tillë bëhet e domosdoshme duke pasur parasysh që në Shqipëri, 56% e bizneseve nuk deklaronin TVSH, duke nxitur evazionin, informalitetin dhe konkurrencën e pandershme.
Deklarimi i TVSH do të realizohet një herë në tre muaj, i gjithi online, përmes një formulari që kërkon mesatarisht 15 minuta kohë që të përpilohet.