• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, October 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Veliaj: Falen të gjitha pagesat e qirasë për familjet që janë strehuar në banesat sociale

April 1, 2020
in Aktualitet, Kronike

Bashkia e Tiranës vijoi edhe sot me shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Ibë e Sipërme dhe Pëllumbas, dy prej zonave më të largëta të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi se ndihma nuk do të mungojë për asnjë familje, qoftë edhe në fshatin më të largët të Tiranës, ndërsa theksoi se ato do të shkojnë tek ata më në nevojë.

Ai dha lajmin se Bashkia e Tiranës do të falë të gjitha pagesat e qirasë për familjet që janë strehuar në banesat sociale.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se kjo epidemia nuk do të na ndalojë nga sfida e tërmetit. Në fakt, ajo që do të bëjmë sot në Tiranë me mbledhjen e Këshillit Bashkiak është se do të anulojmë të gjitha qiratë e apartamenteve që jep me qira Bashkia, si banesa sociale, per strehat e emergjencës për muajt mars dhe prill. Sigurisht, Bashkia është shtet dhe mund ta bëjë pa pyetur njeri, ndërkohë që edhe privati mund ta ndjekë si shembull. Në qoftë se e bëjnë të gjithë, do jetë një supershembull, sepse i thotë tjetrit, dyqani s’ka punuar, lokali s’ka punuar, zyra s’ka punuar, për çfarë ta marr qiranë?!”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku garantoi familjet e prekura nga tërmeti se puna për ndërtimin e banesave do të fillojë shumë shpejt.

“U kam thënë të bëjnë dosjet e shtëpive që pavarësisht çfarë na gjeti me këtë epidemi, kjo e tërmetit mos të ndalojë. Kështu që, mbaroni dosjet, sillini në Bashki për firmë, dhe i sjellim në shtëpi të re. Kishim ecur mirë me këto shtëpitë, por na i preu hovin historia e epidemisë. Pasi të mbarojmë me këtë situatë do të vazhdojmë me shtëpitë. Për punë ditësh, javësh do të mbyllet kjo histori, edhe sëmundja, kështu që do të lirohet pak puna. Në momentin që lirohet puna, ne mund të vazhdojmë më shpejt me shtëpitë dhe të na kapi të paktën pranvera me punën e shtëpive”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se përparësi në banesat e reja, por dhe në përforcimin e atyre ekzistuese do të kenë familjet që jetojnë në çadër.

Bashkia e Tiranës ka ngritur grupe pune në të gjithë territorin dhe bashkë me ndërlidhësit dhe kryepelqtë po evidentojnë dhe shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë.

Next Post

Djali i deputetes së PS-së shërohet nga koronavirusi: E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm

SHBA: USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi

Calavera një falenderim për “Korsitë e gjelbra”: Përgëzojmë qeverinë Rama! Medikamentet dhe ushqimet duhet të lëvizin brenda Ballkanit Perëndimor

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved