Përgatiti Rigels Seliman
Profesor Ismet Elezi feston sot 100 vjetorin e lindjes dhe të shumë janë urimet që kanë shkuar për të në këtë ditë të shënuar. Politikanë, akademikë, pedagogë, qytetarë dhe ish-studentë të tij kanë uruar sot profesorin, duke i uruar jetë të gjatë.
Prof. Elezi i cili në Shqipëri njihet si babai i së drejtës penale dhe kriminalogjisë në Shqipërika një jeta plot kontribute, pasi përvecse ka kontribuar në Luftën Antifashiste Nacional Clirimtare, ka një karrierë të pasur akademike dhe shërbyer në detyrat më të lartë, duke filluar nga pedagog tek Fakulteti i Drejtësisë, deri tek prokuror dhe kryetar i byrosë juridike në Këshillin e Ministrave, ndërsa mban gradën doktor shkencash. Po ashtu, zoti Elezi është edhe botues i mbi 36 artikujve shkencor, ndërkohë që edhe stafi i Ekskluzive i uron jetë të gjatë profesorit. Ja jeta, karriera dhe thesaret e lëna nga profesor Elezi:
EDUKIMI:
1942: Ka përfunduar Liceun e Tiranës
1942 – 1943: Fakulteti i Letërsi-Filozofisë në Firence (Itali)
1946 – 1951: Fakulteti i Drejtësisë, Shën Peterburg, Rusi, Jurist
1957 – 1960: Studimet Pasuniversitare (aspiratura), Fakulteti i Drejtësisë, Shën Peterburg, Rusi
1961: Marrja e gradës shkencore “Doktor i shkencave“
1972: Marrja e titullit “Profesor“
PËRVOJA PROFESIONALE
1951 – 1955 : Prokuror Kasacioni para Gjykatës së Lartë
1952 – 1953 : Pedagog i lëndës “Bazat e shtetit e të së drejtës“ në Fakultetin Ekonomik
1955 – 1957 : Sekretar Shkencor i Institutit të Shkencave
1957 – 1966 : Sekretar Shkencor i Universitetit që nga krijimi i tij
1966 – 1985 : Kryetar i Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave
1957-1966 dhe 1985-1990 : Drejtues i Katedrës Penale në Fakultetin e Drejtësisë
1957 – 1995: Titullar i lëndës “E drejta Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Pedagog i jashtëm i lëndëve “Kriminologjia“ dhe Politika Penale
BOTIME DHE ARTIKUJ
Është autor i 36 botimeve, ku ndër më kryesorët:
– Mbrojtja juridike penale e jetes së njeriut në Republiken Popullore të Shqipërisë, 1962.
– E drejta penale e RPS të Shqiperise (pjesa e përgjithshme) me bashkëautorë, 1982.
– Vepra shkencore “E drejta zakonore penale e shqiptarëve”, 1983, është vlerësuar me Çmimin e Republikës së shkallës së dytë.
– Aparati administrativ shtetëror në RPS të Shqipërisë, 1987.
– Krimet kundër jetës, 1989.
– Leksione mbi kriminologjinë, 1994.
– Zhvillimi historik i legjislacionit penal, botim i vitit 1997.
– “E drejta Penale“ (Pjesa e posaçme) botuar tetë herë.
– Teksti: Komentar i Kodit Penal (pjesa e pergjithshme) me bashkeautorë Maksim Haxhiu e Skender Kaçupi, botim i vitit 1999, 2001, 2004, 2008.
– Vrasjet pëelr hakmarrje dhe për gjakmarrje, 2000.
– E drejta zakonore e Labërisë, 1994, 2002.
– Njohuri për të drejtën zakonore mbarëshqiptare, Prishtinë, 2003.
– Teksti: Politika penale, me bashkëautore Vasilika Hysi, 2001.
– Mbrojtja juridike-penale e pasurisë, 2002.
– Kanuni dhe Statutet mesjetare, në revistën “Ligji dhe jeta” Suplement, Statutet e Shkodrës, 2003.
– Ndërmjetësimi për pajtim në konfliktet penale, 2004.
– Me syrin e juristit, 20 vjet të Qeverisjes moniste, 2004.
– Kanuni i Labërisë, 2006
– Zhvillimi historik i mendimit juridiko – penal, 2010
– Historia e së drejtës penale, 2010
Gjithashtu ka botuar artikuj shkencore dhe mbajtur referate e kumtesa në konferenca e seminare shkencore kombëtare e ndërkombëtare, sidhe artikuj publicistikë gjithsej 260 botime.
Ka qënë edhe anëtar i komisioneve për përgatitjen e Kodit Penal të vitit 1952 e të Kodit Penal të vitit 1977, si dhe të Kodeve të Procedurës Penale e të kodeve të tjerë.
Ka marrë pjesë në Komisionin për Kushtetutën e vitit 1977.
Pas viteve 90-të ka qënë anëtar i komisionit për reformën ligjore në Kodin Penal të vitit 2001.
Ka zhvilluar ligjërata në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe në Shkollën e Magjistraturës (Tiranë).
Ka udhëhequr në vazhdimësi tema diplome, masterash e disertacionesh dhe ka drejtuar komisione për mbrojtjen e tyre.
Në vitin 1998, Qëndra6 Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar“ në Shkencë dhe biografia e tij është botuar në Fjalorin Ndërkombëtar të Biografive.
Ka dhënë një ndihmesë të çmuar në hartimin e legjislacionit penal shqiptar dhe në veprimtaritë e Fondacionit për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve, si anëtar i bordit të tij.
Është veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.