Në një port lokal në Honduras, një anije gjigante e quajtur MSC Armonia ka dalë nga ujërat detare për shkak se drejtuesi i saj ka humbur kontrollin dhe si pasojë anija është përplasur me disa ndërtesa.
Të pranishmit të kapur nga paniku kanë filmuar momentet kur ajo godet skelën në anën e portit.
Më poshtë mund të shikoni videon e cila ka bërë mjaft bujë në rrjetet sociale.