Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot publikisht Ilir Metën për qëndrimin e mbajtur gjatë kohës së pandemisë së COVID-19.
Rama në një lidhje direkte me News 24, u shpreh se Meta ka mbajtur një pozicion shumë për t’u respektuar dhe ka qenë shumë konstruktiv.
“Përplasjet e mëparshme kanë qenë të diktuara nga pozicionet e mëparshme. Pozicioni i presidentit në këtë situatë nuk le asgjë për të dëshiruar, ka qenë në rolin e tij dhe me një përmasë përgjegjshmëri qe është për t’u respektuar plotësisht.
Mos të merremi se çfarë iku, por me çfarë kemi sot, e të shohim çfarë vjen.
Presidenti që ishte bërë më para njësh me opozitën, tani është bërë njësh me popullin. Po bën gjënë e duhur dhe respekt për këtë që po bën. Unë nuk e kam problem asnjë erë të them atë që mendoj”, tha Rama.