Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka një numër të madh personash që duan të riatdhesohen.
“Ka një numër të madh personash që duan të riatdhesohen. Procesi ka vështirësi përsa iu përket hoteleve, kërkojmë mirëkuptim. Jemi përgatitur për të kthyer rreth 2000 persona brenda javës.
Totali i ambasadave është rreth 3000 persona që kanë aplikuar. Besoj se riatdhesimi nuk do të mbyllet me valën e dytë, pasi do ketë raste. Po i publikojmë fluturimet javë pas jave pasi nuk duam të kemi kaos. Jemi duke ekzaminuar 3 destinacione të reja, Vjenë, Bruksel dhe Amsterdam. Air Albania është zgjedhur pasi është kompania flamur-mbajtëse”, tha Balluku.