Sali Berisha është shqetësuar për mbylljen e disa videove pornografike shqiptare në disa faqe online. Ish-lideri demokrat iu bashkua shqetësimit të një qytetari dixhital që i ka dërguar mesazhin duke akuzuar qeverinë Rama.
“Denoncoj mbylljen me pa te drejte, si ne asnje vend tjeter te botes te faqeve me permbjajtje per te rritur. AKEP dhe AMA pa asnje autorizim apo vendim gjykate, mbyllin faqe te tjera interneti shqiptare pa asnje paralajmerim apo e thene ndryshe, pa asnje te drejte! Po ç’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?” ky është mesazhi i publikuar që ka dërguar qytetari dixhital, ndërsa Sali Berisha e mbështet shqetësimin e tij duke e cilësuar vendimin si censurë.
“Stop censurës ndaj internetit! Ne Shqipëri me urdhër të Edvin Mafisë, narkoshteti po vendos çensurën e internetit! Mbyllja e faqeve te internetit vetem me nje urdher ekzekutiv pa asnje proces te drejte gjyqesor perben nje akt te rende censure ndaj fjales se lire dhe internetit, tipike per diktaturat qofshin ato ideologjike, teokratike apo narkodiktatura. Denoj me ashpersine me te madhe kete akt prej xhelati te fjales se lire dhe lirise se internetit te bosit te narkoshtetit shqiptar, bastardit te bllokmeneve hoxhist Edvin Mafia dhe kerkoj çbllokimin e menjehershem te faqeve te mbyllura te internetit’. Ju bej thirrje te gjithe autoreve te faqeve te mbyllura te internetit te denoncojne ne te gjitha institucionet nderkombetare dhe organzatat anticensure ne bote keto akte diktatoriale te narkoshtetit shqiptar..” thotë Berisha.
AKEP ka reaguar menjëherë pas akuzave të Berishës duke sqaruar se ky institucion është vetëm transmetues i urdhrave. “Detyra e AKEP është vetëm t’i përcjellë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Providers), subjekte të ligjit për komunikimet elektronike dhe kuadrit rregullator të tij, udhëzimet përkatëse nga organet vendimmarrëse, pa rishikim, modifikim, apo ndërhyrje të njëanshme”.
Gjithashtu AKEP-i thekson se një procedurë e tillë është në zbatim prej vitesh dhe nuk ka ngjalluar shqetësime. “Në kushtet kur prej vitesh një procedurë e tillë është në zbatim dhe nuk ka ngjallur shqetësime të qenësishme, pasi konform legjislacionit në fuqi – vetëm në 2019, AKEP i janë dërguar për zbatim kërkesa nga AMLF për kufizime në 8000 domain/faqe të lojrave të fatit dhe në rreth 86 domain/faqe me përmbajtje të cilësuara të jashtëligjshme nga AMA”.
Në datë 15 Prill Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare urdhëroi të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit që të mbyllin disa video pornografike disa prej të cilave me përmbajtje shqiptare. AKEP thekson se kërkoi mbylljen e këtyre videove pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës pasi kundër tyre është bërë kallëzim penal, teksa një prej rasteve lidhet me një gazetare. /Shqiptarja.com