Lulzim Basha i përgjegjet numrit 2 të PS, Taulant Balla, për kontratën e lobimit të denoncuar sot nga ky i fundit ku pretendonte se PD po paguante në SHBA 60 mijë dollarë për të nxirë imazhin evendit.
Por Basha në një intervistë për Eni Vasilin, është shprehur se kontrata ekziston prej dy vitesh dhe është publikuar vetë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sipas Bashës, “përmes kësaj kontrate që përsëritet periodikisht, Amerika ndihmon Shqipërinë në luftën krimit dhe korrupsionin”.
“E para e punës nuk bëhet fjalë për asgjë të re. PD ka një kontratë prej 2 vitesh. Është kontratë për të marrë ndihmën e autoriteve amerikane për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Pra kjo është një kontratë transparente që rinovohet periodikisht.
Por pse e publikuan sot? Pse u kujtua sot Taulant Balla të nxjerr një deklaratë që publikohet nga vetë DASH? Pse sot? Se sot është denoncuar testi për kitet.
Po sot është denoncuar një kontratë sekrete prej 700 mijë dollarë që PS e përdor për lobim kundër PD.
Kjo kontratë ka për qëllim ndihmën e amerikanëve për të ndihmuar Shqipërinë për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, u shpreh Lulizm Basha.