Presidenti Ilir Meta thotë se mbrojtja e Kushtetutës ka qenë, është dhe do të jetë aksioni i tij. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se “ai i qëndroni idesë se kjo mazhorancë ka kapur të gjithë institucionet?”, Presidenti Meta dha këtë përgjigje:
“Ky është një qëndrim i konsoliduar i imi prej kohësh. Me rëndësi është që në këtë kohë të kemi një rol me integritet të Komitetit të Ekspertëve. Aksioni im ka qenë, është dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës”.
I pyetur nëse kishte frikë se mund të prekej nga koronavirusi, Presidenti Meta tha se shqetësimi kryesor i tij ishte ruajtja jo vetëm e vetes por edhe familjarëve dhe bashkëpunëtorëve.
“Nuk kam asnjë lloj shqetësimi nga koronavirusi. I vetmi shqetësim është që duke ruajtur veten time, ruaj familjarët dhe bashkëpunëtorët.
Nuk e kam bërë më testin, pasi që nga ajo ditë kam qenë më i kujdesshëm me të gjitha raportet, duke filluar nga dhënia e dorës. Distancat janë mjaft të respektuara. Këtu janë përtej parametrave ndërkombëtar”, u shpreh.