Nga Romeo Kara
Nuk jam aspak i zhgenjyer as nga Meta dhe as nga Rama. Motorri levizes i kesaj politike 30-vjecare ka qene dhe eshte vetem: pazari politik. Meta nuk ka bere asgje tjeter, vetem se ka perseritur vetveten duke i qendruar besnik vetem vetes se tij dhe interesave te tij.
Se shpejti Meta do ndihmoje edhe në miratimin e amnistise fiscale, pjese e pazarit dhe e paktit të sigurise për të nesermen.
Nje politikan i lig, apo nje elite e lige politike, nuk mund të pastrohen duke mohuar apo falur ligjerisht të kaluaren e tyre.
Ata nuk mund të quhen ish hajdute, ish mashtruesa, ish trafikante, ish të korruptuar, ish maskarenj, ish armiq etj, sepse ata kurre nuk do te mund t’a blejne të shkuaren e tyre dhe mekatet e tyre.
Ata jane peng i se kaluares se tyre dhe ne peng i tyre.
Per t’a ndjekesit e tyre jane thjesht ushtare të bindjeve dhe pazareve të tyre, populli dhe vendi ekziston vetem për t’u tallur dhe vjedhur prej tyre, morali vetem kur jane në opozite apo hall, ligji mjet për të ligjeruar vjedhjet dhe privilegjet e tyre.
Mos u habisni kur të mbyllet edhe ceshtja e korrupsionit ndaj Metes, ashtu sic iu mbyll Bashes dhe Berishes.
Asgje nuk ndodh rastesisht në kete vend të programuar deri në detaj nga krimi dhe llumi.
Megjithate une vete personalisht dhe ata qe mendojne si une, jemi të pergatitur për të gjitha keto “surpriza” qe vetem surpriza nuk jane.
Pra llumi u bashkua per të miren tone kunder “armikut të padukshem”, pikerisht ashtu sic ka qene dhe eshte i bashkuar rreth armikut të dukshem 30-vjecar, korrupsionit.
Bravo i qofte Metes, qe me nje skenar të neveritshem e të dale boje, u imponua per pazarin e radhes.
Tani do pres ndonje fjale te urte te huazuar nga Bibla apo Kurani, ku Rama të justifikoje moralin e pazarit të radhes.
Te presim gjithashtu qe Berisha të deklaroje perseri Win-Win story si në maj 2017, kur ai perdori Bashen.
Persa kohe qe i besoni djajve, mos u qani nga poshterimet.
Braktisja e parimeve, te con pikerisht ne dere të të panderit.
Ky eshte integriteti i opozites se neserme, drejtuar nga Berisha me kasnec te radhes Meten, opozite e cila realisht do të ofroje vetem riciklim të pazarit politik dhe vazhdimesi e siguri të ferrit 30-vjecar.