Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Penal ishin të domosdoshme, ndërsa argumentoi se masat duhet të ishin më të ashpra.
Ai tha se opozita nuk ia ka idenë.
“Ishin domosdoshmëri e cila duhej zgjidhur sa më shpejt të ishte e mundur. Kjo është një bombë nukleare pavarësisht se në Shqipëri nuk ka pasur viluencë, mirë bëri që doli por të tregosh ti në një nen mediokër persona të cilët me dëshirë hapin epideminë, kjo nuk ishte parë ndonjëherë në botë.
Italia e kishte me dënim përjetë, e ka pasur më parë edhe me dënim me vdekje. Rama e kishte vendosur mirë, por ata që e çuan në këtë derexhe jo vetëm nuk e kanë idenë, duhet të kishin marrë krimineolog, ajo është vetëm në kohën e epidemisë jo përgjithmonë. Duhej një masë drastike dënimi siç e ka perëndimi. Nuk e njohim ne mënyrën e përpunimit të ligjeve. Nuk kishte nevojë fare, bazohu në kodin Italian ose gjerman dhe mbyllej ajo histori. Nuk isha dakort me zbutjen”, tha Ngjela për Fax News.