Besimtarët shqiptarë të krishterë për shkak të koronavirusit u detyruan të luten brenda shtëpive të tyre, e të njëjtën gjë do të bëjnë edhe besimtarët myslimanë që nisin nesër Muajin e Shenjtë të Ramazanit.Përmes një fjale të gjatë, kryeministri i vendit, Edi Rama vlerësoi të gjithë “tempujt fetarë” sic i quajti, të cilët iu bindën rregullit për karantnim në këto ditë të vështira që gjithë kombi po kalon.
Sipas Ramës, veprimet e tyre i lartësojnë te Zoti.
“Faleminderit që nuk u shkëputën nga zinxhiri por mbajtën kycur tempujt. E kanë nderuar Zotin, iu përgjigjën nevojës jetike të Shqipërisë për të mos i hapur rrugë armikut të përditshëm. Ata u lutën nga shtëpitë e tyre. Tempujt do të rihapn nesër pa asnjë njollë, sepse ditë të mira paskëtaj do të vijnë”,- tha ai.
“Në këtë kohë kur ne jemi kycur brenda rrethit të familjeve, janë kycur edhe tempujt fetarë. Karntina sot na mundon poe edhe na bashkon, s’kam si të them që jetojmë në një kohë të bekuar, por di të them që pas vuajtjes vjen lehtësimi”,- shtoi ai.
Sipas kryeministrit: “E keqja ka ardhur me të mirat e saj. Sot është mundësia për të reflektuar se sa shumë kohë dhe mund na merr gërricja e të përditshmes dhe sa pak merremi me njerëzit që duhet të kemi pranë. Kjo është një kohë e mallkuar materialisht por e bekuar shpirtërisht”,- shtoi Rama.
”Siç e dini edhe ju rregullat e kësaj lufte botërore. Shëndeti mbi të gjitha. Të gjithë së bashku, besimtarë apo jo, njerëz të arsyeshëm ta përballojmë këtë luftë. I pasur apo i varfër, i moshuar apo i ri, nuk do turpërohet nga vdekja që shmanget prej bashkimit.
Ne do të rrijmë deri në fund për erëra të mira, me të gjithë hallet e mëdha që na ka sjellë si popull si shtet. Asnjë prej jush mos ja drejtojë armën vëllait.
Ata që humbasin durimin, është frymë kundër rregullave. Në ligjin e zotit klerikët shqiptarë po ju thonë që mjekësinë sot nuk duhet ta ndryshojmë por ta dëgjojmë. Për të lehtësuar plagë që pa ne mjekësia nuk e bën dot.
Tek vetja duhet të shohim edhe tjetrin, prindin, birin, fqinjin. Ju vëllezër të besimit islam treguar devotshmëri, për mbylljen e tempujve dhe për pranimin e tavanit të shtëpive. Islami është një fe që e di sa vlen një jetë dhe kush është më e rëndësishme. E ndaluar për jetë është të ndjellësh vdekjen, dhe e ndaluara që për jetë nuk mund të ndalohet është të shpëtuarit jetë.
Sa më i thjeshtuar solemntitet i iftarit këtë vit, aq më i kuptuar ezani. Tufani i Nuhut ishte prej uji, ky është prej gjaku do ketë profetizuar ai.
Benjamin Franklin, thoshte se ilaçi më i mirë për trupin është agjerimi. Në këtë kohë të vështirë kur ekonomia shqiptare është e goditur agjërimi do të lehtësonte gjuhë çartjen. Populli po vuan për bukë në FB. Shqiptari nuk ka vdekur dhe nuk do vdesë kurrë për bukë për 1001 arsye.
Në pastrimin trupor dhe lehtësimin e të menduarit, paqja e zotit qoftë me të. Kjo nuk është formulë politike, apo recetë qeveritare. është thirrje në urimin e kësaj dite që po perëndon si fillim i ri. Uroj që ta kenë të pranuar agjërimin nga zoti dhe po ashtu për gjithë të tjerët.
Zoti e bekoftë klerin shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të na japë dritën në këtë muaj vendimtar si shtet, si popull, si komunitet, si familje.”- përfundoi kryeministri.