Ashtu si shpesh herë media e njohur “The Guardian” ka sjellë për publik një album me foto nga e gjithë bota.Ajo që bie në sy është se këtë album e kryeson një super foto e shkrepur mbi lagunën e Nartës në Vlorë, te fotoreporterit Gent Shkullaku ku shihen flamingot rozë duke fluturuar .
Përveç pamjes mahnitëse fotoja e zgjedhur nga Shqipëria ka edhe një efekt relaksues pasi shumica e të tjerave në këtë album kanë tematikë Covid-19.