Monika Kryemadhi tha se mjekët e opozitës ishin të gatshëm, por nuk u thirrën asnjëherë,
“Ishte i gatshëm Vasili. E ka kërkuar, por nuk e thirri njëherë. Por si mund ta thërrasin, sepse procedurat që kanë ndjekur…Keni edhe Vangjel Tavon, edhe Kërpaçin, edhe Tritan Shehun, Pampurin. I kanë pasur në gatishmëri, por nuk i thirrën kurrë”.
Pse nuk aplikuan? “Kjo është si puna e atij pompistit në Vorë që iku në Itali. Na kanë karantinuar jetën, por mos të na karantinojnë edhe mendjen. Në Shqipëri kemi pasur 10 ministra shëndetësie, ti dashke që Vasili të bëjë aplikim online. Ministra Shëndetësisë 5-6 ka pasur në historinë e tranzicionit. Mos të flasim të prisje t’i Vasilin dhe Shehun të bënin aplikimin” tha Kryemadhi.