Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ në Tiranë u shemb sot pas dëmtimeve të shumta që mori gjatë tërmetit të 26 nëntorit, për t’u rindërtua tashmë me standarde europiane.
Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë shumë personazhe të njohur në Shqipëri, dhe siç e pohon edhe vet kryebashkiaku Erion Veliaj, jo të paktë kanë qenë ata që e kanë kontaktuar sot. Mes tyre ka qenë edhe ish-kryeministri Fatos Nano.
“Sot kam komunikuar duke filluar me dajën me Dash Shehin, me Presidentin Meta, me ish kryeministrin Fatos Nanon i cili më dha batutën që nuk e prisja. Shoku Fatos është i njohur për batutë e humor.
Mjaft-i mi prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën. I premtova që do e ftojmë në inagurimin e shkollës së re”, u shpreh Veliaj për Top Channel.