Aktori Ermal Mamaqi ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave këto ditë pas këshillave të tij për të mos lexuar romane.
Nisur nga kjo, këngëtari Kastro Zizo ka publikuar një video të vjetër ku bashkë me Ermal Mamaqin predikojnë leximin e librave përmes një videoje humoristike.
“Lexo 1 libër! Kjo video është e 2017-s dhe në atë kohë @ermalmamaqiofficial ishe “spacatori” im . Për pak kujtesë. Regjisuar mjeshterisht nga @enkelgurakuqi”, shkruan Kastro i cili i del në mbrojtje Mamaqit.
Pak ditë më parë u krijua një debat i madh në rrjetet sociale, pasi Ermal Mamaqi predikonte mosleximin e romaneve.
Moderatori i njohur dha disa këshilla në Instagram sesi të përmirësojmë veten në këto ditë karantine, dhe një nga këshillat e tij ishte, leximi i librave që kanë vlerë e që lidhen me profesionin, dhe jo i romaneve që sipas tij i lexojnë vetëm pensionistët dhe të pasurit që e kanë në terezi.
“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Vetëm pensionistët. Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon”, u shpreh moderatori.
Kjo deklaratë e tij shkaktoi një valë reagimesh.