Nga Bledi Mane
1./
Ka qenë dikur një kancelar në Fakultetin e Mjekësisë (sot Universiteti i Mjekësisë) i cili kishte pikë të dobët një student. Kancelari e mbante afër studentin, e ndihmonte, e argëtonte madje fundjavave nuk e linte të flinte në konvikt por e merrte në shtëpi. Gjatë vitit 2012 kancelarit i hapet më tej oreksi dhe i njohur për dallaveret, marifetet, lidhjet e tij, kandidon për dekan dhe fiton.
U gëzua ish kancelari, por më tepër u gëzua dhe studenti. Qysh prej asaj dite Fakulteti i dikurshëm i Mjekësisë nuk kishte pronar vetëm ekonomistin Bajram Hysa por ortak në krah të tij u bë edhe studenti Taulant Muka. Ky i fundit la konviktin, mori shtëpi me qira te Rruga Ura dhe tashmë veç shërbimeve ekstra ofronte edhe sekserllëqet në atë fakultet. Kishte raste që studenti fitonte më tepër se dekani jo vetëm të mira materiale, nota fiktive por edhe trajnime dhe bursa jashtë vendit…
2./
Ka rreth 2 muaj që në ekranet apo mediumet shqiptare shfaqen vajza e djem, burra e gra që ofrojnë eksperiencat apo ekspertizat e tyre. Dikush është infermiere, një tjetër mjek, financier një tjetër, mësues, polic, kuzhinier dhe të gjithë flasin aq bukur, aq qetë me aq siguri sa ne të gjithë i dëgjojmë dhe mësojmë. Ata shfaqen nga Amerika, nga Gjermania, Spanja, Italia nga çdo vend i largët dhe i afërt dhe tregojnë përkushtimin aty ku punojnë me modesti dhe na orientojnë si duhet të sillemi e si të kujdesemi në këtë kohë pandemie.
Janë aq të thjeshtë e aspak vanitozë sa vetëm nëpër titrat e ekraneve lexohet që mbajnë tituj shkencorë dhe doktoratura. Asnjë prej tyre nuk çirret, nuk mallkon, nuk projekton thagma. Asnjë prej tyre nuk parashikoi që në Shqipëri do vdesin 300 qytetarë nga Coronavirusi por qetësisht të imponojnë shkencën, respektin dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të ndihemi krenarë për këta shqiptarë që nuk i kishim njohur deri dje.
3./
Kemi 2 vjet që po na fyejnë kohën, internetin, durimin por edhe inteligjencën bazike disa televizione e portale që edhe kur lexojnë horoskopin, thërrasin në Skype nga Gjeneva, të bëjë ekspertizën e shenjës së Gaforres, atë ish studentin e Bajramit të Mjekësisë.
Taulant Muka ka një guxim histerik që ia stonon tonaliteti i zërit kur bërtet nëpër studio televizive e kërkon të na imponohet si shkencëtar. Pretendon se bën kërkime shkencore mjekësore në Danimarkë, Zvicër, Hollandë, Amerikë por megjithëse në këto vende janë 3000 universitetet dhe katedra të specializuara mjekësore, janë rreth 30.000 televizione lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, 300.000 portale lajmesh profesionale përsëri vetëm te programi i Artur Zhejit e ftojnë që të flasë. Madje edhe te Zheji i Ora News zihet me kameramanët sepse nuk ia nxjerrin në pah mendjen e tij të madhe por qëllimisht i nxjerrin hundën të madhe dhe trupin e vogël.
Taulanti nga Skrapari mbetet një tjetër dështim i kohës dhe hapësirës mediatike në këtë vend. Një tjetër personazh grotesk tranzitiv që nesër pasi atdheu dhe planeti të shërohen, ndoshta do e kujtojmë vetëm për parashikimet e tij fataliste. Në gjithë këtë odise karantinimi mendja më shkon edhe një herë te dekani i mjekësisë që medeomos duhet ta ketë kuptuar gabimin e bërë 8 vjet më parë. Unë njoh shumë dekanë dhe rektorë universitetesh që tregohen racionalë me dashnoret e tyre dhe nuk i nxjerrin nëpër ekrane televizionesh.
Nuk i bëjnë shkencëtare por thjesht i mbajnë sekretare!