Me efekt të menjëhershëm pas një vendimi gjykate çekët mund të lëvizin të lirë në vend, edhe të udhëtojnë jashtë vendit. Edhe ndalesa e grumbullimeve është liruar.Pasi Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi kufizimet në krizën e Coronës si jo në pajtim me ligjin, qeveria çeke brenda pak orësh i anuloi të gjitha kufizimet në lirinë e lëvizjes, që nënkupton edhe hapjen e kufijve. Për aktivistë të të drejtave të njeriut si Anna Šabatová e bashkëshortin e saj, Petr Uhl një lajm i mirë”.
“Filloi të na shqetësojë, kjo që nuk mund të lëvizim më të lirë legalisht”, thotë Šabatová për Deutsche Wellen. Të dy kanë një shtëpi pushimi në Gjermani, “1,7 km larg nga kufiri”. “Asnjë përjashtim nuk u bë për ne”, thotë Šabatová.
Edhe regjisorja polake, Krystyna Krause, që jeton prej vitesh në Pragë, e mirëpret vendimin. Ajo thotë se në fillim të “kësaj çmendurie të Coronës” asaj i është dashur të qëndrojë e bllokuar në një fshat në Boheminë Jugore. E gëzuar është parukierja Zdena që thërret. “Rroftë liria!” “Rrofshin klientët!”, thotë ajo. Producenti i filmit, Petr Jan